BallinaKronikeAksident i rëndë në Tiranë, makina e policisë përplaset me një mjet...

Aksident i rëndë në Tiranë, makina e policisë përplaset me një mjet tjetër, plagosen dy efektivë dhe një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Laknas të Tiranës, te kryqëzimi i Bërxullit.

Një makinë policie është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë janë plagosur dy punonjës policie dhe pasagjerja e mjetit tjetër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular