BallinaKronikeGoditi me thikë babanë dhe vëllain, arrestohet 30-vjeçarja me probleme...

Goditi me thikë babanë dhe vëllain, arrestohet 30-vjeçarja me probleme…

Një 30-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë, paso një ditë më parë ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë dhe të vëllain e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovë, Mallakastër, për motive të dobëta. Shtetasja me inicialet E. H., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë dy të plagosurit, 60 vjeç dhe 27 vjeç, ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.

Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular