BallinaAktualitetEMRI+ FOTO/Ky është muzikanti 35-vjeç që vdiq nga Covid

EMRI+ FOTO/Ky është muzikanti 35-vjeç që vdiq nga Covid

14 jetë mori ditën e sotme koronavirusi në Shqipëri, ndërsa rastet e reja janë në nivele alarmante duke thyer prej një jave çdo ditë rekorde.

Sot u shënuan 1124 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin nga tamponët dhe testet e shpejta që u bënë.

Mes 14 viktima sot ishte edhe i riu Qazim Berisha. 35-vjeçari i shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2 nuk mundi që të fitonte betejën me sëmundjen që ka marrë miliona jetë në mbarë botën.

I riu punonte në një lokal nate si muzikant, ku edhe dyshohet se u infektua me koronavirus.

Pas simptomave, gjendja e tij filloi që të agravohet akoma më shumë duke përfunduar në spital, e pas shumë ditësh trajtimi fatkeqësisht ai nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular