BallinaAktualitetSërish shifra të larta nga Covid 19 në Berat! Infektime në shkolla,...

Sërish shifra të larta nga Covid 19 në Berat! Infektime në shkolla, kopshte, fasoneri dhe qendra shëndetësore

49 rastet e raportuara sot “pozitivë” në qarkun e Beratit janë të shpërndara në shumë institucione arsimore, shëndetësore e biznese.

Të shpërndara sipas qyteteve: 22 raste në Berat, 14 në Urë-Vajgurre,12 në Kuçovë dhe 1 në Poliçan, mes të infektuarve janë 4 mësues, 7 nxënës dhe një edukatore kopshti. 1 mësues ne shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Sinjë, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat, 5 nxënës në shkollën e mesme “Kristaq Capo” në Berat, 1 nxënës në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli” në Berat dhe 1 edukatore në kopshtin e fshatit Moravë, janë mes rasteve pozitive të ditës së sotme.

Infektimet kanë vijuar edhe në disa qendra shëndetësore, ku 2 infermiere, njëra në Qendrën Shëndetësore në fshatin Pobrat dhe tjetra në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat janë konfirmuar “pozitive”. Ndërkohë që 25 raste të ditës së sotme i përkasin kontakteve familjare mes rasteve të tjera rezultojnë të prekur: 1 punonjës i Drejtorisë Arsimore në bashkinë Berat, 1 punonjës social në bashkinë Berat, 1 elektricist në OSHEE Berat, 1 punonjës në filialin e fondacionit Besa në Berat, 1 oficer i Policisë Ushtarake, 1 ekonomist në Raifeissen Bank në Urë-Vajgurore, 1 inxhinier ndërtimi, 1 punonjëse në fasonerinë Malotex dhe 2 punonjës në një “fastfood” në Berat. Aktualisht numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 911.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular