BallinaKronikeVdes në spital 40 vjeçari që iu bë atentat në Vlorë, zbardhet...

Vdes në spital 40 vjeçari që iu bë atentat në Vlorë, zbardhet identiteti i viktimës

Personi të cilit i bënë atentat në Vlorë mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Policia ka dhënë detaje për vrasjen e 40 vjeçarit, i cili u qëllua me armë  në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.

Mësohet se viktima është Gentian Qarri, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi krimi dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular