HomeKryesore25 prilli/Bujar Leskaj vë në panik Rilindjen në Vlorë, si Rama po...

25 prilli/Bujar Leskaj vë në panik Rilindjen në Vlorë, si Rama po përpiqet më kot të shmang humbjen

spot_img

Rilindja është në panik sepse e ka kuptuar që po humb zgjedhjet dhe në mënyrë dërrmuese. Kjo kuptohet qartë, kur dhe në zonën që gjasmë e konsideronin bastion dhe aty situata është jashtë kontrollit. Të majtët, ose më saktë Rilindasit në Vlorë e kanë kuptuar që duke qenë të dështuar në sytë e vlonjatëve dhe banorëve të Sarandës, Delvinës, Ksamilit, Himarës, Orikumit, Selenicës për mosmbajtjen e premtimeve, vota qytetare do të jetë pro opozitës dhe një garanci më shumë për ta është dhe emri i kandidatit politik që ka caktuar Lulzim Basha në emër të PD në qarkun Vlorë.
Me takimet e shkëlqyera, Bujar Leskaj e ka vënë në panik Rilindjen sepse qytetarët kanë nisur t’i bashkohen PD masivisht, pasi ata besojnë tek fjala dhe besa e djalit të tyre, e atij që gjithnjë ka ditur gjithnjë ti respektojë dhe vlerësojë ata.
Veç faktit që Rama vazhdon të jetë deputet i Vlorës dhe kryeministër në detyrë deri më 25 prill, fakti që ka aty dhe Damian Gjiknurin i akuzuar për korrupsion dhe i akuzuar dhe për për përfshirje në grabitje zgjedhjesh ku ka dal në përgjimet e dosjes 184 në Dibër, sërish z.Leskaj iua ka shkatërruar të gjitha skemat për faktin se emri i tij ka një peshë të madhe në këtë qark dhe siç duket ata e kanë parë impaktin e tij tek qytetarët. Gjendur ngushtë, ku as kryebashkiaket nuk kane asnjë impakt tek qytetarët duke qenë se Vlora, Saranda, Selenica etj. ndihen te lënë pas dore prej tyre, siç duket Rama po zhvendos gjithë kabinetin dhe ish-kabinetin qeveritar në qarkun Vlorë sepse para pak ditësh ai prezantoi dhe ministren e Financave Anila Denaj në Sarandë.
Bujar Leskaj me energjinë dhe karizmën që e shoqëron në vendlindjen e tij vazhdon të marrë çdo ditë terren dhe pavarësisht përpjekjeve të Ramës duke zhvendosur anëtarë dhe ish anëtarë të kabinetit në Vlorë siç duket kësaj here përpjekjet e tij janë të kota, pasi suksesi i Partisë Demokratike me liderin Basha, programin ekonomik që iu vjen në ndihmë të gjtihë shtresave të shoqërisë dhe drejtuesin politik te shkelqyer si Bujar Leskaj, fjalëmbajtur do të ketë rezultatin më të mirë të 30 viteve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular