Nga Bujar Leskaj
Zhvillova një takim me operatorët turistikë të Sarandës dhe Bordin e Turizmit të ngritur pranë degës së Partisë Demokratike Sarandë për t’u njohur me problematikat dhe për t’u sqaruar programin ekonomik të PD.
Partia Demokratike do të punojë intensivisht me programin e saj për një turizëm të qëndrueshëm, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjendjes së kaosit mes strategjive të turizmit 2014-2022, me një qasje të tipit nga lart poshtë dhe qeverisjes vendore të dobët dhe të paaftë për të operacionalizuar strategjitë në planveprimet e saj, strategji nga të cilat do të përfitojnë Saranda, Delvina e Ksamili.
“Në Sarandë do të ndërtohet parkingu nëntokësor dhe ky qytet do të ketë një hyrje dinjitoze.
Do të realizojë në zemrën dhe perlën e turizmit shqiptar, trekëndëshin e artë Sarandë-Vlorë-Delvinë (dhe brenda katërkëndëshin sa me bukuri natyrore dhe turizëm patriotik Konispol-Himarë-Novoselë-Lumi i Vlorës) një qasje të integruar për një turizëm gjithëpërfshirës.”- u angazhova përpara tyre.
PD nuk do të lejojë më tatimorë “me çizme” që të kontrollojnë fizikisht sipërmarrjet turistike në këtë zonë dhe në gjithë Shqipërinë.
Sqarova përpara Bordit dhe operatorëve turistikë se Partia Demokratike parashikon në planin e saj ekonomik, një mbështetje të shumëanshme. Ajo do të propozojë qasje të zbatueshme që ndërtojnë dhe vlerësojnë burimet vendore, duke identifikuar gjashtë objektiva kryesorë:
1. Rritja e kontributit të turizmit në vlerën e shtuar bruto;
2. Promovimi i një oferte turistike të balancuar;
3. Rritja e punësimit në sektorin e turizmit;
4. Përmirësimi i standardeve të shërbimeve dhe ulja e pabarazive në zhvillimin e zonave turistike;
5. Rritja e investimeve publike në sektorin e turizmit; dhe
6. Sigurimi i mbrojtjes ligjore dhe institucionale të turistëve.
Disa nga problematikat e shprehura nga ana e Bordit ishin:
– Mungesa e një plani korrekt për zhvillimin e turizmit.
– Trafiku i rënduar në qytet gjatë muajve të verës. Problem i cili ka vite që nuk është zgjidhur dhe kërkon një angazhim më të madh.
– Vendet e parkimit janë një shqetësim serioz, si për bizneset ashtu dhe për pushuesit që vizitojnë qytetin.
– Mungesa e ujit në pikun e sezonit turistik, pastrimi dhe tregu informal problem, të cilat prishin imazhin e qytetit.
– Grupet e Tatimeve, të cilat haptazi krijojnë “bezdisje” në pikun e sezonit turistik.
– Mungesa e një zyre informacioni për turistët e huaj dhe jo vetëm.
– Mungesa e një linje detare Brindisi-Sarandë, e cila do të “thithte” shumë turistë italianë gjatë verës.
– Hapja e disa shkollave profesionale, të cilat do të kualifikonin punonjësit e sektorit të turizmit.
– Hapja e Rrugës së 6-të si dhe unaza e madhe Sarandë – Çukë – Metoq – Gjashtë – Marinë- Sarandë, që do t’i jepnin një frymëmarrje trafikut dhe qytetit.
I garantova Operatorët Turistikë dhe Bordin e Turizmit pranë PD se të gjitha problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje nëpërmjet TRANSPARENCËS, LLOGARIDHËNIES dhe PËRGJEGJSHMËRISË, të cilat do të jenë shtyllat mbi të cilat do të ngrihet qeverisja e PD në 26 prill.
Me Partinë Demokratike: