BallinaAktualitetEMRI/Ndërron jetë nga Covid-19 radisti i njohur, dedikimet prekëse mbushin rrjetin

EMRI/Ndërron jetë nga Covid-19 radisti i njohur, dedikimet prekëse mbushin rrjetin

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një tjetër figurë e shquar e vendit tonë.

Covid-19 i ka marrë jetën radistit Halit Subashi nga Durrësi.  84-vjeçari nuk ka mundur ta përballojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije në rrjete sociale specialisti civil pranë Forcës Detare, Shefqet Kërcelli.

Shënimi i Kërcellit

‘Ndahet nga jeta radisti i vjeter…

Shoqata mbarekombetare detare “Adrijon”, njofton se, ështe ndare nga jeta ne moshen 84-vjeçare radisti Halit Subashi, nuk i mbijetoi dot Covid-19 dhe Haliti.

Lamtumire njeriu dhe radisti i mire, Halit Subashi. U prehsh ne paqe! Haliti, mbasi mbaroi politeknikumin 7 nentori, sherbeu si radiotelegrafist, me perkushtim e profesionalizem, fillimisht tek r.st i Flotes Tregtare, ne vitin 1960, pastaj tek anijet “Iliria”, “Skenderbeu”, tek ambasada jone ne Egjipt dhe nga v.1979-1995,tek stacioni qendror i radios, ish Budi Durres, komanda e marines, ku dhe doli ne pension.

Haliti do mbetet ne mendjet e detareve shqiptare, si njeri i urte, qytetar shembullor, i sjellshem, i komunikueshem, i dashur dhe i respektuar.

I perjetshem qofte kujtimi i radistit te vjeter, Halit Subashi! Varrimi i te ndjerit behet në datë 9 shkurt, ora 11.00, tek varrezat e reja. Ai do mbetet perjete ne mendjet e te gjitheve qe e njohen nga afer”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular