BallinaAktualitetRimbursimi i ilaçeve nga shteti, gazetari i kthehet ashpër Ballës: Gënjeni, e...

Rimbursimi i ilaçeve nga shteti, gazetari i kthehet ashpër Ballës: Gënjeni, e kam nga eksperienca personale

Kreu i Grupit Parlamentar të PS sot është përplasur me moderatorin Endri Xhafo dhe analistin Agron Gjekmarkan në emision Log në Abcneës, në lidhje me rimbursimin e ilaçeve për Covid-19 nga shteti.

Balla theksoi se sistemi mjekësor është duke e menaxhuar më së miri situatën nga Covid, ndërsa gazetari Xhafo e ka kundërshtuar duke i thënë se e ka nga eksperienca e tij se nuk ka pasur asnjë mbështetje për kurën e Covid-19 nga shteti.

Balla: Ditën që thuhen gënjeshtra pafund është e rëndësishme që të reagojmë, Gjekmarkaj tha se nuk ka menaxhim, por indikacionin për një menaxhim të tillë e ka sistemi mjekësor. Gënjeni kur e thoni këtë.

Xhafo: Nuk e ka gabim Gjekmarkaj, pasi dhe kryeministri sot ka thënë mos u kuroni nëpër shpia, por kaloni në spitale.

Balla: Ju e keni kaluar Covid-in.

Xhafo: Po e kam kaluar, në gjendje mesatare.

Balla: Unë e kam kaluar Covid-in pa asnjë simptomë dhe bashkëshortja ime me simptoma për të mos shkuar në spital apeli im është i njëjtë me atë të kryeministrit kur pas ditës së gjashtë rritet temperatura duhet që të shkoni në spital. Shqipëria sot asnjëherë nuk i ka pas në rrezik kapacitetet mjekësore. Shqipëria është një ndër vendet e pakta që ka rimbursuar kurimin në shtëpi.

Xhafo: Kur e ke rimbursuar, ju lutem meqë më përmend eksperiencën time personale kjo është sy për sy. Pas 1 janarit është vënë në zbatim.

Balla: Gënjeni.

Xhafo: Jo nuk gënjej fare se e ka kaluar ime më dhe unë, por duhet që të marrësh vertetim nga shteti. Rimbursimi është thuajse inekzistent. Nuk ekziston.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular