BallinaBotaKinë-EQL, bashkëpunim i frytshëm pavarësisht pandemisë

Kinë-EQL, bashkëpunim i frytshëm pavarësisht pandemisë

Bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) në tregti, investime, infrastrukturë dhe fusha të tjera ka pasur rezultate të frytshme, me gjithë ndikimet nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë, në vitin 2020 vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Kinës me 17 vendet e EQL-së shënoi rritje me 8. 4 % krahasuar me vitin 2019, duke arritur në 103.45 miliardë dollarë amerikanë. Kjo është hera e parë që ky nivel arrin mbi 100 miliardë dollarë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng bëri të ditur që, qysh nga nisja e mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-EQL në 2012, tregtia e Kinës me 17 vendet e EQL-së ka shënuar rritje mesatare me 8 % në vit, mbi tre herë më shumë se rritja e tregtisë së jashtme të Kinës dhe dy herë më shumë se rritja e tregtisë së Kinës me BE.

Gao thotë që vendet e EQL-së kanë marrë pjesë aktivisht në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe produktet e tyre me cilësi të lartë janë preferuar nga konsumatorët.

Investimet e drejtpërdrejta të Kinës në vendet e EQL-së janë në rritje. Deri në fund të vitit 2020, Kina ka investuar 3.14 miliardë dollarë në sektorë si energjetika, mineralet, infrastruktura, logjistika, automjetet etj. 17 vendet e EQL-së kanë investuar 1.72 miliardë dollarë në Kinë gjatë kësaj periudhe.

Krahas këtyre, edhe ndërlidhshmëria mes Kinës dhe EQL-së është në rritje. Numri i trenave të rregullt Kinë-Europë është rritur në 12 400 në 2020, me linja dhe destinacione kyçe, si Polonia, Hungaria dhe Çekia.

Vlera e përgjithshme e kontratave për projektet e reja të nënshkruara prej Kinës me 17 vendet e EQL-së vjet është rritur me 34.6% krahasuar me vitin 2019, duke arritur në 5.41 miliardë dollarë. (Jiang Lei)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular