BallinaAktualitetMutacionet e Covid? Konfirmohen rastet e para të ri-infektimeve në vend

Mutacionet e Covid? Konfirmohen rastet e para të ri-infektimeve në vend

Konfirmohen rastet e para te ri-infektimeve me Covid 19! “Abc News” mëson se në Shkodër këtë fillim jave ka pasur 2 raste pozitiv, të cilët 6 muaj më herët e kishin kaluar Covid-19.

Ndërkohë, pak minuta më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në vend ka pasur raste të riinfektimeve.

“Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reje, pasi shohim që të rinjtë janë më të infektuar. Kemi raste të riinfektimeve. Këto janë arsye që i çojnë ekspertët në dyshimet për variantet e reja. Pra kemi të bëjmë me këto dyshime të arsyeshme”, deklaroi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular