BallinaAktualitetSkandal në universitet, 60 studente akuzojnë pedagogët për ngacmim seksual

Skandal në universitet, 60 studente akuzojnë pedagogët për ngacmim seksual

Per shkak te skandalit për ngacmimin seksual, dhunë në akademitë dhe fakultetet e Zagrebit, si dhe menaxhimin e Fakultetit Filozofik, Ministria e Shkencës dhe Arsimit kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Universitetit të ngarkuar me mbikëqyrjen e Universitetit. Në të njëjtën kohë, numri i ankesave të studentëve kundër profesorëve po vazhdon.

Më shumë se 60  studente nga Zagrebi raportuan profesorët e tyre për ngacmime seksuale. Deri më sot, 29 kërkesa kanë arritur në Akademinë e Arteve Dramatike, 15 në Akademinë e Arteve të Bukura, 12 studente femra janë ankuar për të njëjtin profesor në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare si dhe shtatë femra kanë akuzuar profesorët e Fakultetin Filozofik.

“Kam një ndjenjë se do të ketë edhe më shumë të tilla, pasi jam në kontakt me disa studente që ende po mbledhin kurajë”, tha Norma Trkovnik, avokate e studentëve në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Zagrebit.

Është e dhimbshme, thotë Norma, të dëgjosh se çfarë ka ndodhur. Në Fakultetin Filozofik, gjërat po shkojnë më ngadalë – Komiteti i Etikës ka dhënë dorëheqje dhe disa punonjës po sfidojnë legjitimitetin e Dekanit Miljenko Shimpraga, i cili u emërua shef i fakultetit nga rektori, Damir Boras.

Ndryshe, Ministria e Arsimit po kërkon gjithashtu një raport urgjent, kështu që Këshilli i Universitetit është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular