HomeAktualitetVjedhja e llogarisë së “WhatsApp”/ Ja mesazhi që ju sjellin hakerat dhe...

Vjedhja e llogarisë së “WhatsApp”/ Ja mesazhi që ju sjellin hakerat dhe si të shpëtoni

spot_img

Policia e Shtetit, me një deklaratë për shtyp, paralajmëroi në lidhje me vjedhjen e llogarive të “WhatsApp” nga përdorues të panjohur.

Këta persona kanë krijuar një skemë për marrjen e llogarive të aplikacionit, duke regjistruar në një pajisje numrin e telefonit celular të viktimës sikur të ishte numri i tyre dhe më pas i dërgojnë viktimës në “WhatsApp” kërkesën për t’ia ridërguar kodin gjashtëshifror, me arsyetimin që është dërguar gabim.

Vjedhja e llogarisë së “WhatsApp”/ Ja mesazhi që ju

Mesazhi që ju vjen në telefon nga këta persona është pikërisht i njëjtë me këtë mesazh të treguar në foton më lart.

Policia thekson se këta persona nuk mund ti marrin të dhënat e llogarisë nëse nuk i dërgohet kodi gjashtëshifror, ndaj përdoruesit e WhatsApp nuk duhet të bëjnë asnjë veprim kur marrin këtë mesazh, edhe pse ata mund të këmbëngulin.

Por si të shpëtojmë në rast se kemi dërguar kodin? Eksperti i informatikës, Gent Progni, tha për “Top Channel” se ajo që duhet bërë është të fikësh telefonin dhe të heqësh kartën sim.

Më pas, karta sim duhet të futet në një telefon tjetër dhe në momentin që do të riaktivizosh llogarinë e WhatsApp, nuk duhet të pranosh të bësh restory nga backup të vjetra.

“Në këtë moment ti duhet të fikësh patjetër telefonin dhe të heqësh kartën sim. Dhe për ta rikthyer Whatsapp-in ti duhet ta futesh kartën sim në një telefonin tjetër. Në momentin që hap Whatsapp-in e riaktivizon nga numri që kishe, nuk duhet të pranosh që të bësh restory nga backup të vjetra. Sepse backupet e vjetra mund të përmbajnë akoma viruse dhe automatikisht bëhen pjesë edhe të telefonit të ri”, thotë ai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular