BallinaKryesoreDorian Teliti: Plani ekonomik i PD, ja ku do të gjenden paratë...

Dorian Teliti: Plani ekonomik i PD, ja ku do të gjenden paratë për të zbatuar programin

Këshilltari për ekonominë pranë kreut të PD-së, Dorian Teliti ka shpjeguar në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, programin e kësaj partie për ta nxjerrë nga kriza ku e ka zhytur vendin qeveria Rama. Teliti po kështu ka shpjeguar se ku do gjenden edhe paratë për të zbatuar këtë program që në letër duket shumë premtues.

‘Së pari të gjitha angazhimet qe kemi prezantuar deri më sot me ekonominë në përgjithësi, arsimin, shëndetësinë, janë në të tëra një vazhdim i krijimit të një modeli, të një angazhimi të qartë, që në fund të ditës për t’iu përgjigjur sfidave që kalon shoqëria dhe ekonomia shqiptare.

Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këto vite, mjerim, emigrim, njerëz që kanë humbur vendin e punës, biznese që kanë falimentuar, me dhjetra mijëra qytetarë që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, të gjithë këto janë një pasqyrë e  qartë të dështimit të qeverisë Rama.

Ashu siç dështoi edhe me pandeminë

Ndaj sot nuk kemi dalë me premtime, por me angazhime, për të kthyer një faqe të re, për të kthyer shpresën te shqiptarët.

Përsa i përket shtresave në nevojë, shtresave sociale, pensionistëve, familjeve në ndihmë ekonomike, po flasim për 30 përqind të popullatës shqiptare.

Një gjë është për t’u qartësuar, një qeverisje me mend në kokë duhet t’i përgjigjet sfidave.

Konkretisht kemi shpopullimin e Shqipërisë, plakjen e popullsisë, emigrimin e cila do të kete pasoja aktuale sidomos në sektorin e punësimit por do të kete pasojë edhe pas 15 vitesh në skemën e pensioneve.

Për ti ardhur në ndihmë çifteve të reja, do të ketë një bonus prej 30 mijë lekë në muaj deri në 5 vite.

Angazhimet që kemi premtuar janë për t’u marrë që në ditën e parë të qeverisjes sonë.

Dhënia e bonusit të bebit në vitin e parë të qeverisjes ëshët vetëm 10 milion euro, as një qindarkë më shumë, as më pak.

Çiftet e reja që duan të krijojnë një familje, që nuk kanë strehim.

Nuk kemi bërë premtim që do i bëjmë të gjithë strhim. Nuk e bëjmë dot. Angazhimi ynë është që në mandatin e parë, 5 mijë familje të reja vit për vit  do të përfirojnë nga subvencionimi i plotë i interesave për kreditë bankare, nëse ata duan të blejnë një shtëpi të re,

Pra flasim për 20 mijë çifte deri në përfundim të mandatit të parë.

Do të doja shumë që të dilja sot dhe t’u thoshim shqiparëve që do të dyfishohen pensionet.

Por nuk mund ta bëjmë dot.

Angazhimi ynë i bëshëm është që me rritjen e pensionitt të përfshihet më të paktën dyfishin e normës së inflacionit, po jo më e ulët se 5 përqind në vit, dhe kjo bëhet.

Kostoja është 50 milion euro në vit.

Nëse sot marrim pensionin mesatar në qytete që është 170 mijë lekë, vitin e parë do të ketë një rritje prej 8 mijë lekësh të vjetra, në vitin e dytë 10 mijë lekë të vjetra, në vitin e tretë 12 mijë lekë të vjetra, në vitin e katërt 15 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë që në këto 8 vite çfarë ka ndodhur kur çmimet e ushqimet janë rritur me 40 përqind. Pensionistët kanë marrë vetëm 20 mijë lekë të vjetra në 8 vite.

Sot aktualisht qeveria Rama, që ka çuar vendin në këtë derexhe, konsumon 50-60 milion euro për mobilim zyrash.

Mjafton të kesh vullnetin politik të punosh për qytetarët dhe jo për një grup njerëzish dhe duke hequr luksin të mjafton që të kesh para mënjanë për pensionet për 650 mijë pensionistë.

Dyfishimi i ndihmës ekonomike që do ta ndërrmarrim në dy hapa.

E para është futja në skemë e çdo familje që duhet të trajtohet me ligj dhe jo të përjahtohen se kanë një televizor.

Fatkeqësisht qeveria Rama me dy të rëna të lapsit ka përjashtuar pothuajse 50 mijë familje nga skema, dhe kjo bazohet edhe nga të dhënat e INSTAT.

Në anën tjetër rifutja e çdo familje në skemë është detyrim kushtetues.

Ne kemi vendosur të dyfishojmë menjëherë masën e përfitimit financiar të ndihmës ekonomike.

Kostoja ëshët vetëm 35 milion euro në muaj.

E gjitha kostoja duke përfshirë edhe angazhimet e tjeta shkon në 100 milion dollarë.

Përvec faktit që kemi sot 50-60 milion euro që shkon për mobilime luksoze, kemi në anë të tjetër, atë që 120 milion euro shkojnë për kontrata konceisionare.

Janë 13 biznese që marrin më tepër edhe se rritja e pensioneve për 650 mijë pensionistë, edhe se sigurimi I strehimit për 20 mijë familje të reja, edhe se bonusi i bebeve 30 mijë lekë në muaj.

Kjo është vendimarrje që e do marrim që në ditët e para të qeverisë sonë.

Për të mos kryer asnjë shpenzim për mobilime luksozë zyrash, ju siguroj që duhet një vendim prej vetëm 5 minutash.

Mjafton një urdhër i Ministrisë së Financave.

Një dëm të madh që sot i bëhen buxhetit të shtetit është nga mungesa e konkurencës së lirë dhe të ndershme në tenderat publikë, që nuk e thotë opozita por që e thotë FMN dhe Banka Botërore.

Ajo që ndodh sot që një operator fiton i vetëm garën, kjo nuk do të ndodhë më.

Ju siguroj që do kursehen prek të paktën 300 milion euro vetëm nga fakti që do të futet konkurimi i ndershëm.

Duhen disa muaj që të anulohen me vendim gjykate konceisionet, por ka disa vendime që mund të implementohen që në ditët e para të qeverisjes.

Ne nuk do bëjmë atë gabim që bëri Rama në vitin 2013,  që premtoi që këtu do të ndodhë mrekullia.

Ne e kemi ndarë mendjen që të dalim me një plan të zbatueshëm dhe konkret.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular