BallinaAktualitetLuçiano Boçi: Policët iu turren qytetarëve, ministresha e Ramës luan top me...

Luçiano Boçi: Policët iu turren qytetarëve, ministresha e Ramës luan top me të rinjtë e FRESH në palestër

Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar ndaj masave anti-Covid të njoftuara nga Rama, duke akuzuar ministren e Arsimit Evis Kushin se ndërkohë që policët iu turrën qytetarëve për gjoba, ajo argëtohet me të rinjtë e FRESSH, në ambjente të mbyllura, duke luajtur top.

‘Evis Kushi harron se ka nxjerrë vetë urdhër që ora e fiskulturës të mos bëhet në palestër, jo vetëm harron, por dhe e shkel vetë urdhërin e vet’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

Rama “u hap” sot se do shtrëngonte masat ndaj shkelsëve të masave anti-covid.

Policët iu turrën qytetarëve.

Ndërsa ministresha e Ramës argëtohet me të rinjtë e FRESSH, në ambjente të mbyllura, duke luajtur top.

Si Rama, më pas, për karshillëk “hapen” në instagram.

Evis Kushi harron se ka nxjerrë vetë urdhër që ora e fiskulturës të mos bëhet në palestër.

Jo vetëm harron, por dhe e shkel vetë urdhërin e vet.

Thua të jetë vetëm paaftësi?!

Nuk besoj.

Jo vetëm kaq!

Ministrja bën aktivitet politik në ambjentet shkollore.

Ndërkohë që njerëzit e thjeshtë kripen me gjoba a do e gjobisë Rama Kushin?!

Po KQZ?!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular