BallinaBotaGala e Festës së Pranverës 2021 do të përdorë teknologjitë 5G, 3D...

Gala e Festës së Pranverës 2021 do të përdorë teknologjitë 5G, 3D dhe AI

Mbrëmja artistike vjetore e Festës së Pranverës është një nga programet më të shikuara në Kinë. Në programin e këtij viti do të shfaqen përdorime të reja të teknologjisë, sipas një konference shtypi të mbajtur të dielën nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Mbrëmja artistike, zakonisht e mbushur me lloje të ndryshme shfaqjesh, do të ketë këtë vit një numër rekord të performancave të vallëzimit, këngë, skeçe etj.

Ashtu si shumë ngjarje të tjera në kohë pandemie, programi i këtij viti do të transmetojë gjithashtu një numër shfaqjesh virtuale.

Gala do të nxjerrë në pah elementet kineze, karakteristikat etnike, kulturën rajonale dhe qytetërime të ndryshme të botës, sipas konferencës për shtyp.

Edhe në galanë e Festës së Pranverës së këtij viti do të përdoren teknologjitë më të fundit, përfshirë ato që përputhen me strategjinë “5G + 4K / 8K + AI”, e cila pritet të sjellë një përvojë audio-vizuale më të zgjeruar për shikuesit.

Përveç kësaj, për herë të parë, koreografia skenike e Galasë së Festës së Pranverës së këtij viti do të prezantohet në video 8K me qartësi ultra të lartë. Teknologjia 3D me sy të lirë “AI + VR” do të shfaqet gjithashtu për herë të parë në skenën e mbrëmjes artistike dhe përmes mënyrave të posaçme të xhirimit dhe mjeteve të prodhimit, do të sjellë një përvojë të përparuar për teleshikuesit ose për përdoruesit e pajisjeve të lëvizshme.

Galaja e Festës së Pranverës 2021, e cila do të mbahet më 11 shkurt, do të transmetohet drejtpërdrejt në mbi 170 vende dhe rajone të botës, përfshi ShBA-në, Francën, Japoninë, Malajzinë dhe Afrikën e Jugut.

Galaja e Festës së Pranverës, e njohur gjithashtu si “Chunwan” në kinezisht, u mbajt për herë të parë në vitin 1983 nga Televizioni Qendror i Kinës (CCTV). Si një pjesë e domosdoshme e festimeve të Vitit të Ri Kinez, programi disaorësh është cilësuar si shfaqja televizive më e shikuar në botë. Ajo jo vetëm që ka qenë një ngjarje zbavitëse, por gjithashtu një dëshmitare e rritjes ekonomike të Kinës gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. (Albana)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular