Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar ndaj masave anti-Covid të njoftuara nga Rama, duke akuzuar ministren e Arsimit Evis Kushin se ndërkohë që policët iu turrën qytetarëve për gjoba, ajo argëtohet me të rinjtë e FRESSH, në ambjente të mbyllura, duke luajtur top.
‘Evis Kushi harron se ka nxjerrë vetë urdhër që ora e fiskulturës të mos bëhet në palestër, jo vetëm harron, por dhe e shkel vetë urdhërin e vet’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit:
Rama “u hap” sot se do shtrëngonte masat ndaj shkelsëve të masave anti-covid.
Policët iu turrën qytetarëve.
Ndërsa ministresha e Ramës argëtohet me të rinjtë e FRESSH, në ambjente të mbyllura, duke luajtur top.
Si Rama, më pas, për karshillëk “hapen” në instagram.
Evis Kushi harron se ka nxjerrë vetë urdhër që ora e fiskulturës të mos bëhet në palestër.
Jo vetëm harron, por dhe e shkel vetë urdhërin e vet.
Thua të jetë vetëm paaftësi?!
Nuk besoj.
Jo vetëm kaq!
Ministrja bën aktivitet politik në ambjentet shkollore.
Ndërkohë që njerëzit e thjeshtë kripen me gjoba a do e gjobisë Rama Kushin?!
Po KQZ?!