BallinaAktualitetDo mbyllemi në orën 8? Sot Komiteti merr vendimin, urdhri i policisë...

Do mbyllemi në orën 8? Sot Komiteti merr vendimin, urdhri i policisë për lokalet

Pritet që sot Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet për të diskutuar për masat që do të merren për të ulur numrin e infektimeve në vend.

Burime për “Panorama” konfirmojnë se efektivë të policisë kanë njoftuar dje lokalet, që të merren masa për mbyllje në orën 20:00, të ditës së sotme.

Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendshme. Në mbështetje të masave kufizuese është shprehur edhe akademia e shkencave.

Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën: “Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë.

Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular