BallinaKronikeMasakroi çiftin Pasho/Gjykatësit italianë: Elona mund të vrasë përsëri, duhet të ...

Masakroi çiftin Pasho/Gjykatësit italianë: Elona mund të vrasë përsëri, duhet të …

Elona Kalesha , 36-vjeçarja e arrestuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, dyshohet se e kreu vrasjen “me vendosmëri të ftohtë”, duke kryer një sjellje që përbën “rrezik shoqëror “, dhe për këtë arsye ekziston ” rreziku konkret dhe aktual që mund të përsërisë krimet kundër jetës dhe sigurisë personale “. Kështu shkruhet në artikullin e publikuar nga ‘Lanazione‘.

Kjo u tha nga gjykatësit e Firences, pasi refuzuan ankesën e paraqitur nga avokatët e Kaleshit. Rrezikshmëria shoqërore e gruas, për gjyqtarët “është dukshme nga të dhënat penale që rezultojnë kundër saj”.

‘Në çdo rast të favorshëm-nënvizojnë gjyqtarët – Kalesha i mashtroi hetimet mbi zhdukjen e dy bashkëshortëve, prindër të ish-të dashurit të saj, Taulant Pasho.

Për këto arsye, “masa e sigurimit të paraburgimit në burg është e vetmja e përshtatshme”. Nën hetim janë gjithashtu Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta.  Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmua më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e arrestuar e akuzuara kryesore për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulantit. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular