BallinaKryesoreMiting te Dispanceria në Tiranë, radhë të gjata për një skaner në...

Miting te Dispanceria në Tiranë, radhë të gjata për një skaner në mushkëri!

Prej ditësh qytetarët qëndrojnë në radhë të gjata tek Dispanceria në Tiranë, si rezultat i rritjes së numrit të personave të prekur nga Covid-19.

Në foton e dërguar për Mapo, shihet se si qytetarët presin që t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkërive

Një vizitë në klinikat private kushton 20 mijë lekë të vjetra, por duket se kjo tarifë është e papërballueshme për ta.

Për të nisur mjekimin kundër Covid-19, pacientët që trajtohen në shtëpi u kërkohet minimalisht të bëjnë një grafi të mushkërive në rastin më të mirë, pasi shpesh u kërkohet skaner, që kushton jo pak.

Në shërbimin publik, skaneri bëhet vetëm në QSUT. Por, qytetarët mund të shkojnë për këtë shërbim në ambientet e saj spitalore vetëm nëpërmjet 127. Kësisoj, ata orientohen pranë Dispancerisë duke pritur në radhë me orë të tëra, shpesh herë pa respektuar distancën si masë mbrojtëse kundër Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular