BallinaKronikeU gjet e masakruar/ Gruaja kishte mbi një javë me fyt të...

U gjet e masakruar/ Gruaja kishte mbi një javë me fyt të prerë, çfarë tha djali i viktimës dhe dyshimet e policisë

Është zbardhur dëshmia e Franc Gurrajt, djalit të shtetases Violeta Gurraj, e cila u gjet e vrarë në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Djali i viktimës bën të ditur se nuk është ai personi i cili ka telefonuar Policinë lidhur me ngjarjen e rëndë. Franc Gurraj momentalisht është një prej të dyshuarve të kësaj vrasjeje, por ka hedhur poshtë çdo dyshim të tillë.

Ai ka deklaruar se më datë 4 shkurt 2020, ka dalë nga paraburgimi ku ndodhej në burgun e Tiranës prej më shumë se një muaji si i dyshuar për lëndë narkotike.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke bërë që mbrëmjen e 4 shkurtit ta kalojë në Tiranë. Një ditë më pas, më 5 shkurt, Franci është shoqëruar nga Policia deri te shtëpia e gjyshërve, njerëzit e babait në Bajzë të Malësisë së Madhe, duke e bërë aty arrestin shtëpiak, në pamundësi për të qëndruar në Tiranë.

Franc Gurraj ka qenë brenda në banesë kur mbrëmjen e së dielës të javës së kaluar më 7 shkurt, një komshi ka shkuar te familja Gurraj duke i thënë se te shtëpia e Violeta Gurraj ndodhet Policia.

Më pas efektivët kanë shkuar te banesa ku ndodhej Franc Gurraj dhe xhaxhai i tij, duke i kërkuar që dikush nga ata të jetë prezent bashkë me Policinë në momentin kur do futeshin brenda për të shikuar se çfarë kishte ndodhur. Edhe pse Franc Gurraj ndodhej me masën “Arrest shtëpie”, Policia i ka kërkuar që të jetë prezent. Në momentin që kanë shkuar te banesa ka qenë djali i viktimës që sërish me dakordësinë e Policisë ka hapur me forcë derën e mbyllur.

Efektivët janë futur brenda dhe kanë konstatuar trupin e pajetë të 47-vjeçares. Fillimisht është menduar se mund të jetë një vetëvrasje duke qenë se ka dyshime se Violeta Gurraj ka tentuar edhe herë të tjera të vetëvritej, por për grupin hetimor ka rezultuar se mund të jetë një vrasje për shkak të shenjave të dhunës në fytyrë dhe prerjes me thikë në fytin e viktimës. Kanë qenë të afërmit e 47-vjeçares që kanë lajmëruar Policinë dhe jo djali i saj, sepse, siç ka dëshmuar vetë që në moshë të vogël as ai dhe as dy motrat e tij nuk kanë pasur komunikim me nënën e tyre, kjo për faktin se sipas dëshmisë të djalit të saj dhënë pas ngjarjes së rëndë nuk ka qenë në gjendje që të kujdeset për ta dhe se ka pasur gjithmonë probleme të shëndetit mendor. Për Policinë, Franc Gurraj është një nga të dyshuarit, por deri më tani nuk ka një urdhër-arresti për të lidhur me këtë ngjarje.

VIKTIMA

Violeta Gurraj mendohet se ka mbi një javë që është vrarë brenda banesës së saj. Policia ka bërë hetimet paraprake dhe rezulton se trupi i pajetë ka të paktën një javë që ka qëndruar. Fakti që prej një jave ajo nuk i është përgjigjur telefonatave të motrave të saj, që jetojnë në Itali dhe babait të saj, ka bërë që të afërmit të ngrenë dyshime se diçka mund të kishte ndodhur dhe kanë lajmëruar Policinë.

Djali i viktimës ka mohuar se mund të jetë ai autori për faktin se sipas tij deri më 3 shkurt ai ka qenë në paraburgim në Tiranë dhe se nëna e tij dyshohet se është vrarë para kësaj date, ndërsa ka dëshmuar se që në moshën 15- vjeçare ka jetuar në Tiranë, duke u larguar nga fshati tij në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Gjithsesi ende nuk ka dalë ekspertiza përfundimtare dhe Policia Vendore e Shkodrës bashkë me efektivët në Malësinë e Madhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. Disa vite më parë bashkëshorti i Violeta Gurraj është vrarë në mënyrë aksidentale, ndërsa që në moshë të vogël tre fëmijët janë larguar nga nëna e tyre duke jetuar te njerëzit e babait të tij, konkretisht xhaxhai dhe gjyshërit, të cilët e kanë shtëpinë afër banesës ku jetonte viktima.

Kujdestaria e fëmijëve dhe konflikti me ish-kunatin

Violeta Gurraj, për vite me radhë ka kërkuar që t’i kishte ajo fëmijët e saj, por nuk ia ka arritur, gjë e cila e ka vështirësuar gjendjen e saj psikologjike. Për shkak se nuk ka mundur që t’i rrisë fëmijët e saj, disa herë ka pasur konflikte me ish-kunatin dhe madje është proceduar penalisht para disa vitesh. Violeta Gurraj u gjet e vrarë brenda banesës së saj, me shenja dhune në fytyrë dhe e prerë në fyt me një thikë. 47-vjeçarja jetonte në kushte të vështira, në një banesë të vjetruar si dhe pa energji elektrike, sepse nuk kishte mundësi financiare që të paguante faturat e OSHEE-së. Policia vijoi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mësohet se brenda banesës janë gjetur disa gjurmë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë./Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular