BallinaAktualitetLSI zbulon kandidatët e Beratit

LSI zbulon kandidatët e Beratit

Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit ka pësuar një tronditje në lidhje me largimit, ku ish-ministri Nasip Naço dhe ish-deputeti Gledion Rahovica i janë bashkuar PS-së.

Për të përballuar këtë rrjedhje, LSI ka po synon të kandidojë emra të rinj, duke shpallur tezën se janë për figura të reja dhe jo të konsumuara

Ardit Çela do të jetë kryesuesi i listës së qarkut të Beratit. Ndërsa e emrat e tjerë janë Blenard Nonaj, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj. Nonaj është me profesionin mjek. Ndërsa Sinaj ka qenë më parë kryetari i bashkisë Beratit, në kohën kur LSI dhe PS ishin bashkë në pushtet.

Kandidatët për deputetë i ka zbuluar pikërisht Nonaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Më poshtë postimi i plotë

Sot në qytetin e Beratit, së bashku me kandidatët e listës së LSI-së për Qarkun Berat, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj.

Zhvilluam takim me strukturat e LSI-së së këtij qyteti, duke rënë dakord për të vijuar axhendën intensive të takimeve me qytetarët, në respekt rigoroz dhe të masave anti-covid.

Dëshira pë ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë pergjegjësinë që ndryshimi i madh të behet realitet në 25 Prill.

Nuk do të ndalemi në asnjë moment në komunikimet dhe takimet tona intensive me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë në 25 Prill.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular