BallinaAktualitetShkodra nën ujë/Rrugë të bllokuara dhe shtëpi të përmbytura, si paraqitet situata

Shkodra nën ujë/Rrugë të bllokuara dhe shtëpi të përmbytura, si paraqitet situata

Situata në Shkodër vijon të jetë kritike për shkak të përmbytjeve. Sipas të dhënave zyrtare, në Velipojë  janë  350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i ri.

Raportohet se nuk ka shtëpi të përmbytura, por në 8 banesa ka prezencë uji në oborre.

Furnizimi me energji elektrike nuk ka munguar, ndërsa qendrat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri. Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Në Anën e Malit niveli i ujit ka rënë me 10 cm. Ndërkohë 1300 ha toke bujqësore është përmbytur në fshatrat Oblikë, Obot  Muriqan , Shtuf e Velinaj.

Ja problematikat

Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

Shtepi të përmbytura 8.

Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

Rruga Obotit  e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit  (fshati Obot).

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular