Në Tiranë, një tutor prostitucioni u vu në pranga pasi po shfrytëzonte rrugëve, dy vajza rumune që i kishte sjellë në Shqipëri.
Policia njoftoi se J.D 32 vjeç që u arrestua bashkë me T.M mashtruan për martesë dy vajza në Rumani me të cilat gjoja do të jetonin në vendet e BE-së, por “nuset” i sollën dhe i lanë në Shqipëri.
Policia e Tiranës organizoi një operacion me Prokurorinë, të koduar si “Premtimi” dhe arrestuan njerin nga “dhëndurët”, kurse tjetrin e shpallën në kërkim.
Oficerët e Policisë shqiptare kishin marrë të dhëna nga burimet operative se dy vajzat të huaja po shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugët e Shqipërisë nga dy persona dhe nisën ndjekjen e tyre.
Në bazë të provave të grumbulluara për javë u zhvillua operacioni dhe u vu në pranga J.D, 32 vjeç, banues në Tiranë, që kishte qene më parë i dënuar dy herë: për “Kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “vetëgjyqësi”. Shoku i tij T. M u shpall në kërkim.
Sipas Policisë, “këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri.Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”
Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: startnews.news/2021/02/13/arrestohet-njeri-tutor-i-vajzave-rumune-ne-tirane-i-sollen-si-nuse-dhe-i-nxoren-per-prostitucion/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2021/02/13/arrestohet-njeri-tutor-i-vajzave-rumune-ne-tirane-i-sollen-si-nuse-dhe-i-nxoren-per-prostitucion/ […]
Comments are closed.