BallinaAktualitetEMRI-FOTO/Farmacistja humb jetën nga Covid pas një beteje të gjatë

EMRI-FOTO/Farmacistja humb jetën nga Covid pas një beteje të gjatë

Humjet e jetëve nga Covid, nuk janë ndalur edhe në radhët e farmacistëve. Farmacistja Marinaqi Hazizi (Kondakçi), mësohet se është ndarë nga jeta ditën sotme, pas një beteje të gjatë me Covid-19

Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Farmacistëve, që ka shprehur edhe ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

‘Të nderuar kolegë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi).

Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës.

Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!’

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular