BallinaAktualitetFlet vajza e gjyqtares: Mamaja ime është e ndershme ka qenë e...

Flet vajza e gjyqtares: Mamaja ime është e ndershme ka qenë e detyruar të lirojë kriminele

Babai dhe vajza e gjyqtares Enkeleida Hoxha ishin sot tek dera e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit për të mbështetur njeriun e tyre.

Andia Kraja vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha, ka thënë për mediat se mamaja e saj mund të ketë qenë e detyruar për të liruar kriminelet.

Ajo shprehet se mamaja e saj nuk ka në pronësi të saj asnjë shtëpi dhe asnjë makinë .

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar.” tha ajo

Edhe babai i gjyqtares ka thënë se vendimet e vajzës së sja janë të ligjshme

“Enkelejda Hoxha nuk ka kryer asnjë veprim për qëllimet që tha kryeministri.  Vajza ime është kërcënuar për të marrë ato vendime. Pres që e vërteta të dalë në dritë ashtu siç është”

Duke shpresuar se e vërteta do të dalë në dritë babai i gjyqtares tha se vajza e tij shkonte në punë me shpenzimet e saj.

Gjyqtarja u arrestua më 11 shkurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular