BallinaAktualitet“Njerëzimi nuk do jetë i gatshëm për virusin e ri”/ Paralajmërimi i...

“Njerëzimi nuk do jetë i gatshëm për virusin e ri”/ Paralajmërimi i Bill Gates: Kërcënimi më i madh do jetë…

Bill Gates ka paralajmëruar sërish për dy katastrofa të tjera, që sipas tij “seriozisht mund të rrëzojnë botën”. Ky paralajmërim i tij vjen 6 vite pasi kishte parashikuar pandeminë e virusit me të cilën po përballemi sot.

Ai gjithashtu ka theksuar se bota nuk është e gatshme me shfaqjen e virusit të ri vdekjeprurës në vitet e ardhshme, duke përmendur se beson se kërcënimet më të mëdha për njerëzimin janë ndryshimet klimatike dhe bioterorrizmi.

“Nuk është ndjenjë e mirë kur për diçka si kjo mund të thuash ‘ju kam thënë…’ Ndoshta është dashur të jem më bindës? Ekzistojnë një sërë virusesh respiratorë që nga çasti në çast do të vije një tjetër. Sëmundjet respiratore janë të tmerrshme, sepse gjithmonë shëtitën përreth, udhëtojnë më aeroplanë apo autobusë teksa jeni të infektuar, në dallim nga disa sëmundje të tjera siç është Ebola ku patjetër duhet të shtroheni në spital”, ka theksuar 65-vjeçari

“Pse nuk është bërë akoma sa i përket çështjes së mbrojtjes? Ekzistojnë rreziqe siç janë tërmetet, luftërat, zjarret apo uraganet… Pandemitë nuk vijnë aq shpesh dhe mendohet se gjatë viteve të ardhshme nuk do të ketë ndonjë problem, dhe për këtë nuk duhet shpenzuar para. Kjo pandemi do të na detyrojë të kuptojmë se si duhet të jetë kjo çështje prioritet”, ka shtuar miliarderi amerikan.

Bill, që së bashku me gruan Melinda udhëheqin fondacionin Gates që ndihmon në zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse në mbarë botën, ka komentuar edhe kërcënimet me të cilat sot përballemi, e për të cilat nuk jemi ende gati.

“Janë ndryshimet klimatike. Çdo vit vdesin më shumë njerëz sesa kanë vdekur në këtë pandemi. Bioterrorizmi. Dikush që dëshiron të shkaktojë problem mund që në mënyrë artificiale të krijojë virusin, që do të thotë se ekzistojnë më shumë gjasa për këtë sesa nga epidemitë natyrore siç është kjo aktualja”, ka thënë dhe konkluduar se si njerëzimi nuk ka fuqi të mjaftueshme të ndalin pandeminë.

“Megjithatë mund të bëjmë më shumë për të qenë të gatshëm për të ardhmen, në mënyrë që vdekshmëria nuk të jetë kaq e madhe siç është sot”, ka shtuar themeluesi i kompanisë teknologjike Microsoft.

Më herët Gates kishte paralajmëruar për robotët inteligjentë që do të rrezikojnë njerëzimin.

“Frikësohem nga inteligjenca artificiale. Fillimisht do të kryejnë punët e njerëzve, e kjo është e mirë, e disa dekada më vonë do të jenë aq inteligjent sa që do të jetë shqetësuese”, ka theksuar Gates.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular