BallinaAktualitetBelind Këlliçi nga Sharra: Do ta bëjmë Tiranën të jetueshme për të...

Belind Këlliçi nga Sharra: Do ta bëjmë Tiranën të jetueshme për të gjithë! Ndryshimi po vjen

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike , Belind Këlliçi ka vazhduar fushatën e tij elektorale në Sharrë.

Sipas Këlliçit në statusin e publikuar në Facebook, shteti po kërkon t’ju marrë padrejtësisht banorëve pronat e dëmtuara nga tërmeti duke shtuar se të vetmit që përfitojnë nga rindërtimi dhe ndihma sociale janë militantët që deklarojnë votat.

Gjithashtu ai ka shpalosur dhe një pjesë të programit të Partisë Demokratike, që do të ketë Qeveria Basha pas 25 prillit.

Postimi i plotë:

Në Sharrë, shteti kërkon të marrë padrejtësisht pronat e dëmtuara nga tërmeti. Të vetmit që përfitojnë nga rindërtimi dhe ndihma sociale janë militantët që deklarojnë votën. Banorët e Sharrës janë të rrethuar nga plehrat. Në këtë zonë elektriciteti është një nocion ende i largët. Papunësi e madhe dhe fukarallëk. Pas 25 prillit, Qeveria Basha do të mundësojë:

Rindërtimin e të gjithave banesa të dëmtuara pa dallime aty ku janë dhe me sipërfaqen që kanë

Anullimin e kontratave abuzive me inceneratorët e plehrave

30mijë lekë/muaj për çdo të porsalindur për 5 vite

Mbulim 100% të interesave të kredisë për strehim për 5000 çifte të reja çdo vit

 Ulje të çmimit të energjisë dhe karburantit

100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master për të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj

Praktika pune të paguara 300 mijë lekë të vjetra në muaj, çdo vit, për 10 mijë studentë.

Do e bëjmë Tiranën të jetueshme për të gjithë.

Ndryshimi po vjen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular