Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit, pasditen e sotme, sipas “abc news”.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Të paqarta janë edhe shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.