BallinaAktualitetZgjedhjet në Kosovë, vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes

Zgjedhjet në Kosovë, vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë nëpër shtëpitë e tyre fitoren e kësaj force në zgjedhje dhe të mos dalin nëpër sheshe duke marrë parasysh situatën nga pandemia dhe i ftohti.

“Kemi pasur një ditë të gjatë me temperatura të ulëta. Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Andaj mund të themi se fjala “referendum” ka qenë e qëlluar.

Kërkojmë që festa e qytetarëve të vazhdojë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo për shkak se në sheshe dhe në këtë temperaturë të ftohtë mund të kemi pasoja shëndetësore. Jemi në një situatë pandemike”, – ka thënë ajo.

“Edhe një herë, mos të festojmë në sheshe por pranë familjes. Duke e ditur se festojmë me zemër”, shtoi Haxhiu që nuk ka bërë komente për rezultatin duke u treguar e përmbajtur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular