BallinaAktualitetMaliqi ndahet për Shën Valentin, martohet me një tjetër: Babai më ka...

Maliqi ndahet për Shën Valentin, martohet me një tjetër: Babai më ka lënë amanet që të kem shumë femra

Maliqi dhe Enriketa janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ku kanë treguar se kanë probleme në martesën e tyre.

Keti tregon se ai e tradhton dhe i sheh shpesh mesazhe nga femrat e tjera tek telefoni i bashkëshortit.

Kjo gjë e lëndon tepër, kurse Maliqi shprehet se e ka amanet nga babai që të ketë sa më shumë femra.

Ardit Gjebrea: Çfarë paska ky Maliqi?

Eni Çobani: Eh duhet të ketë diçka me siguri.

Maliqi: Unë e kam diçka që baba ma ka lënë amanet dikur, por hajd mo.

Enriketa: Që të ketë një listë të gjatë të gjinisë femërore zoti Ardit.

Eni Çobani: Listë të gjatë në çfarë kuptimi sepse njeriu zgjedh dikë, e dashuron, jeton me të.

Maliqi: Nuk rija më një vend prandaj, nuk rrija dot me një grua, lëvizja.

Ardit Gjebrea: Edhe e ke trashëgimi nga babi?

Maliqi: Po tani hoqa dorë se e kuptova i thërrita një çikë mendjes.

Enriketa: Amanetin e babit të vet e mban kurse amanetin e babit tim jo.

Ardit Gjebrea: Pse a e mban akoma amanetin e babit?

Enriketa: Deri tani po. Imagjino se sa telashe dhe probleme e halle i kam hapur asaj familjes sime unë duke e pasur mendjen gjithmonë tek zotëria.

Eni Çobani: Si ka qenë bashkëjetesa këto 5 vite?

Enriketa: E lodhshme.

Maliqi tregon se u kur u martua me Ketin bëri një dasmë me shoqërinë dhe familjen e saj sepse prindërit e tij nuk morën pjesë. Ata kishin një debat të madh disa ditë para dasmës me prindërit dhe nuk i shkuan. Pas martese ata dolën me qira sepse kishin shumë debate dhe madje kishin marrë dhe një urdhër mbrojtje nga vjehrri.

Ata ishin të lidhur për dy vite në rininë e tij, por Maliqi e lë ditën e Shën Valentinit sepse e ëma i kishte gjetur një vajzë tjetër.

Ai martohet dhe pas 5 vitesh ndahet dhe qëndron edhe 5 vite të tjera beqar. Fati donte që ai të ritakonte Ketin dhe u lidhën sërish, u martuan.

Keti pasi ishte ndarë nga Maliqi nuk ishte lidhur me asnjë, kishte refuzuar çdo mundësi dhe nuk pranoi të martohej kurrë për dashurinë që kishte për Maliqin.

Maliqi: U bë një muaj e gjysmë që rrimë në një banesë por të ndarë veç.

Eni Çobani: Pra je i ndarë me Ketin fizikisht.

Maliqi: Po fizikisht, por me zemër dhe me shpirt tek ajo e kam mendjen.

Enriketa: Nuk e di me zemër apo me shpirt, nuk e di. Ne zonja Eni kemi që 1 muaj e gjysmë debate të papara dhe deri në ndarje. Gati gjysmën e rrobave i kam çuar tek mami.

Maliqi: Jemi në një shtëpi por rrinim veç.

Enriketa: Nuk e di pse më solle këtu sepse është i dyti Shën Valentin në 40 vite që njihemi që më bën të tilla gjëra. Para shumë vitesh kur ne kemi qenë të lidhur gati 2 vite në vitet e rinisë. Dhe pikërisht në këtë ditë atë vit zoti Maliq në vend që të vinte të festonim këtë ditë, vjen më jep lajmin e hidhur ku thotë se çdo gjë mes nesh ka mbaruar sepse nëna i kishte gjetur një grua tjetër dhe kështu mbaroi historia jonë.

Maliqi: Nuk ia prisha dot atyre.

Eni Çobani: Pra ti e le, arsyeja?

Maliqi: Po e lashë, nëna kishte dëshirë për një tjetër dhe ne si të rinj hajde mos ia prish qejfin prindërve. E dashurova, e lashë dhe e mora prapë.

Enriketa: Zotëria u martua, krijoi familje, kurse unë asnjë gjë, kam refuzuar shumë oferta, kam qëndruar pa martuar.

Eni Çobani: Kur u ritakuar sërish?

Enriketa: Pas 5-6 vitesh.

Maliqi: Kam qenë i martuar me dy fëmijë, jetoja me prindërit në një shtëpi. U divorcova, ndejta gati 5 vite. U divorcova në 2011.

Enriketa: Pas 5 vitesh që ishte ndarë, u ritakuam. Nuk jam unë shkaktare e prishjes së familjes. Fëmijët e Maliqit më kanë urryer sidomos i madhi arsyen pse.

Maliqi: Fati im i mirë ishte që Keti ishte akoma beqare dhe fati i keq që ajo më donte akoma mua dhe kishte ngelur beqare.

Ardit Gjebrea: Ke ndejtur, ke pritur Maliqin?

Enriketa: Jo se e kam pritur sepse nuk shpresoja se një ditë do ndahej. Nuk e çoja në mendje, edhe pse jetonim në një qytet mundohesha të mos kisha asnjë lloj kontakti dhe nuk jam interesuar kurrë se si po i shkonte jeta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular