BallinaKryesoreMesazhi i Bashës: Urime Albin dhe Vjosa, do bashkëpunojmë ngushtësisht

Mesazhi i Bashës: Urime Albin dhe Vjosa, do bashkëpunojmë ngushtësisht

Kreu i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë.

Me një mesazh në Twitter, Basha ka uruar për fitoren Vetëvendosjen, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara.

Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular