BallinaKronikePalestinezi i vë thikën në fyt taksistit në Durrës dhe kërkon t'i...

Palestinezi i vë thikën në fyt taksistit në Durrës dhe kërkon t’i marrë makinën

Një 32-vjeçar palestinez ka plagosur një taksist në Durrës dy ditë më parë, njofton policia. Nga Tirana, palestinezi ka marrë një taksi për të shkuar në Durrës. Si destinacion mbërritje i kishte thënë taksistit fshatin Fllakë të Durrësit.

Kur ka mbërritur në Fllakë ai ka nxjerrë një thikë dhe ja ka vendosur taksistit në fyt e i ka kërkuar të zbresë dhe t’i dorëzojë atij makinën.

Shoferi i taksisë nuk i është bindur dhe është përleshur me palestinezin. Në përleshje e sipër ai e ka goditur 2 herë me thikë taksistin duke i shkaktuar plagë në dorë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas taksisti ka njoftuar policinë. Policia e Shijakut ka ngritur shërbime dhe në bazë të përshkrimit të tipareve, trupit dhe moshës ka arritur ta kapë dhe ta prangosë palestinezin. Ai u gjet në një rrugë dytësore në Rrashbull të Durrësit.

Raportohet se palestinezi ka hyrë klandestin në vendin tonë për të kaluar më pas në Itali.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit”, njoftoi policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular