BallinaAktualitetBelind Këlliçi takime në Astir: Nuk ka shkollë fillore as të mesme,...

Belind Këlliçi takime në Astir: Nuk ka shkollë fillore as të mesme, rrugët janë për turp, duhet ndërhyrje emergjente

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me antarë të Partisë Demokratike që banojnë në zonën e Astirit.

“Ekipet tona kanë identifikuar problematikat”, shkruna në facebook Kelliçi. “Në zonën e njohur si “Astiri” nuk ka shkollë fillore as të mesme, nuk ka qendër shëndetësore dhe rrugët janë për turp! Kjo pjesë e Tiranës po popullohet me ritme të shpejta dhe ndërhyrja duhet të jetë emergjente”.

Ja postimi i plotë për takimin:

Takim organizativ me Grupseksionet 1 & 3 të PD në Unazën e Re.

Ekipet tona kanë identifikuar problematikat. Në zonën e njohur si “Astiri” nuk ka shkollë fillore as të mesme, nuk ka qendër shëndetësore dhe rrugët janë për turp! Kjo pjesë e Tiranës po popullohet me ritme të shpejta dhe ndërhyrja duhet të jetë emergjente.

Ne do t’i përgjigjemi indiferentizimit të Bashkisë Tiranë menjëherë pas 25 prillit. Synimi ynë është ta kthejmë në një zonë të jetueshme, ku banorët e këtushëm të ndihen pjesë e kryeqytetit.

Tirana do të bëhet qyteti i të gjithëve! Më 25 prill fitojnë banorët e saj!

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular