BallinaAktualitetVIDEO/Helidon Bushati: Rama erdhi në Shkodër me duar në xhepa, përgjigjen e...

VIDEO/Helidon Bushati: Rama erdhi në Shkodër me duar në xhepa, përgjigjen e merr në 25 prill

Drejtuesi i PD në Shkodër, Helidon Bushati ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, që sot ishte për vizitë në këtë qytet.

Në një deklaratë për mediat, Bushai thotë se Rama erdhi me duar në xhepa me eskortën e tij, për të ju shitur shkodranëve karshillëkun.

‘Shpirtin e revoltës që ekziston në Shkodër, dhe që ai nuk diti ta shuajë as me gaz dhe as me përmbytje, do ta gjejë me 25 Prill në fletët e votimit’, tha ndër të tjera, Helidon Bushati.

Deklarata e plotë e Helidon Bushatit:

Patëm nderin ta kishim sot në Shkodër, showman-in që na ka ra për hise ta kemi kryeministër dhe propagandën gebelsjane të tij. Erdhi dhe u duk për t’i shitur shkodranve karshillëkun e tij në një situatë që vetëm për atë nuk ekziston.

Erdhi me duar në xhepa me eskortën e tij, ndërsa banoret e përmbytur të Shkodrës xhepa bosh përdorin varkat për t’i hedhur një sy shtëpiave nën pushtetin e ujit.

Kjo situatë vetem atij nuk i bën përshtypje, kryerilindasit dhe shpurës se tij. Atij që është mësuar ta shohi këtë qytet si një dele të zezë. Ka zgjedhur ditë fatkeqësie për ta shpehur hakmarrjen e tij, ndaj një qyteti dhe banorësh që nuk e meritojnë ta kenë. Një urrejtje kronike antinjerëzore që nuk mund të shpjegohet.

Edi Rama po e dëshmon cdo ditë që ka kohë që nuk është kryeministër i shiptarëve. Ka 8 vite që vetem si kryeministër nuk sillet. Ka 8 vite që e përcmon këtë qytet.

Shkodra dhe kryerilindasi janë vite dritë larg, dhe këtë ai e di fort mirë, ndaj hakmerret duke u sjellë si një i fortë lagjeje e jo si kryeminister i një vendi.

Shpirtin e revoltës që ekziston në Shkodër, dhe që ai nuk diti ta shuajë as me gas dhe as me përmbytje, do ta gjejë me 25 Prill në fletët e votimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular