BallinaAktualitetBie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 25-vjeçari, banorët: Ambulanca u vonua...

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 25-vjeçari, banorët: Ambulanca u vonua 30 min, ishte gjallë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një 25-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë dhe mësohet se viktima po mblidhte skrap në një kabinë elektrike ku për fat të keq ka gjetur vdekjen.

25-vjeçari është i komunitetit rom, ndërkohë që disa banorë të tjerë nuk e lënë ambulancën që të kalojë për të marrë trupin e viktimës.

Sipas tyre ambulanca është vonuar 25-30 minuta dhe 25-vjeçari ka qenë gjallë në atë kohë.

Ata shtojnë se kjo ka ndodhur sepse rruga ka qenë e bllokuar.

“Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktorëve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi Amarildo Basi, rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular