HomeKronikeEMRAT/ U kap në shtëpinë e një personi të shpallur në kërkim,...

EMRAT/ U kap në shtëpinë e një personi të shpallur në kërkim, arrestohet polici në Tiranë (VIDEO)

spot_img

Një polic ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pas u kap në shtëpinë e një personi të shpallur në kërkim.

Nëpërmjet një njoftimi, policia bën me dije se në rrugën “Ndre Mjeda”, në banesën e Arbër Balliut, të shpallur në kërkim në vitin 2019 për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ishte edhe polici Demiraldo Heta.

Të dy këta persona u vunë në pranga, ndërsa pas kontrolleve në një shtëpi tjetër që ishte në pronësi të Arbër Balliut, u arrestua edhe një 56-vjeçar, Igli Pojana, i cili u kap duke paketuar lëndë narkotike.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontakt”, për kapjen e personave në kërkim.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Gjatë operacionit është vënë në pranga edhe një shtetas tjetër.

Gjithashtu, gjatë operacionit, është vënë në pranga një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e saj.

Nga ana e strukturave per Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë,  u zhvillua operacioni “Kontakt”. Si rezultat i veprimeve të kryera, në rrugën “Ndre Mjeda” u bë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë,  i shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shtetasin:

D. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për C?ështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHC?BA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjithashtu, gjatë operacionit, bazuar në  informacionet se shtetasi në kërkim A. B. posedonte edhe një banesë tjetër, është ushtruar kontroll në ambientet e saj, ku është konstatuar një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 2.3 kilogramë.

Në momentin e kontrollit në banesën tjetër që dispononte personi në kërkim është gjetur duke paketuar lëndë narkotike shtetasi:

I. P., 56 vjeç, banues  në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 250.000 lekë të rinj, që dyshohet se këta persona i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet proceduariale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular