BallinaAktualitetAmbasada italiane sqaron si mund të bëhesh shtetas italian nëpërmjet martesës

Ambasada italiane sqaron si mund të bëhesh shtetas italian nëpërmjet martesës

Ambasada italiane në Tiranë ka dhënë sqarime mbi procedurat e dokumentacionit për çiftet shqiptaro – italiane. Në Fb kjo ambasadë bëri të ditur sot se si zgjidhjet çështja:

“Dëshiron të bëhesh shtetas italian nëpërmjet martesës dhe je banues në Shqipëri? – Duhet të kesh 3 vite i martuar me një shtetas italian. Ky afat ulet në 18 muaj nëse keni fëmijë të mitur apo nëse keni birësuar fëmijë

Kontrollo nëse i përmbush kriteret në www.ambtirana.esteri.it në zërin Pasaporta e shërbime – Shtetësi – Shtetësi nëpërmjet martesës ose Bashkimit civil (Passaporti e servizi – Cittadinanza – Cittadinanza per matrimonio o Unione civile)

Pajisu me dokumentacionin e nevojshëm. Paraqit kërkesën tënde online duke hyrë në https://portaleservizi.dlci.interno.it

Kërkesa jote do të përpunohet nga Ministria e Brendshme brenda dy vitesh (afat i cili mund të shtuhet edhe për një vit tjetër për kërkesat e paraqitura pas datës 20.12.2020 (sipas Ligjit nr. 173 datë 18.02.2020); për kërkesat e paraqitura para datës 20.12.2020, afati mbetet 48 muaj. Zbulo më shumë informacione në faqen web http://www.interno.gov.it

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular