BallinaKronikeEMRAT/ Vritet i moshuari në Mirditë, u godit qëllimisht nga një makinë

EMRAT/ Vritet i moshuari në Mirditë, u godit qëllimisht nga një makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bungaj të Mirditës, ku një 60-vjeçar ka goditur qëllimisht me makinë një të moshuar.

Policia thotë se ka ndaluar personin e dyshuar, i cili është 60-vjeçari me Mhill Gega.

Viktimë ka mbetur 68-vjeçari Mark Gjeta.

Policia Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M. G., 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M. G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular