BallinaKronike"Më rrezikohet jeta"- Eskobari i Ballkanit kërkon lirinë nga burgu. Gjykata pranon...

“Më rrezikohet jeta”- Eskobari i Ballkanit kërkon lirinë nga burgu. Gjykata pranon kërkesën

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klement Balilit të njohur ndryshe si eskobari i Ballkanit për ndryshim të masës së sigurisë.

Prokuroria e Elbasanit palë në këtë proces ka shprehur qëndrimin kundër, duke e lënë vlerësimin e kërkesës në çmim të gjykatës. Gjykata ka vendosur që të ngrejë një grup ekspertësh mjek të cilët duhet të ndërtojnë raportin nëse Balili është vërtet me probleme shëndetësore apo jo

Aktualisht Klement Balili vuan dënimin ne burgun e Peqinit në siguri të lartë, dhe nëpërmjet kërkesës kërkon që pjesën tjetër ta vuaj në siguri të ulët.

Në datë 17 tetor të vitit 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar.

Balili duhet të  kalojë 10 vite në qeli nën akuzat për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin po e vuan në një burg të sigurisë së lartë.

Kelmend Balili jetoi për dy vite në arrati për t’u vetëdorëzuar vetëm disa javë më parë, kur dosja penale e tij u dërgua për gjykim. Ai mohon të jetë përfshirë në veprimtari kriminale dhe këmbëngul për pafajësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular