BallinaKronike“Jam t'u ik për...”/ Çfarë bisedoi Eri Zefi me gruan, kamerat e...

“Jam t’u ik për…”/ Çfarë bisedoi Eri Zefi me gruan, kamerat e sigurisë zbuluan lëvizjet

Një bisedë e zhvilluar në aplikacionin “WhatsApp” mes bashkëshortes së viktimës Eri Zefi me shtetësi turke, Nazli Karagoz, ka shërbyer si indicie e parë që të krijonte bindjen se 36-vjeçari Zefi mesnatën e 1 tetorit 2019 të ishte nxjerrë në pritë dhe vrarë me 6 plumba, dy në kokë dhe katër në trup.

Nga deklarimi i marrë bashkëshortes së viktimës, Nazli Karagoz, kjo e fundit ka deklaruar se në 1 tetor 2019, rreth orës 19:20, ka qenë në shtëpi, ku bashkëshorti i saj Eri i ka thënë se do të takonte dy shokë në Tiranë, me të cilët do të shkonte në Fanë, Mirditë, për të grabitur bimë narkotike canabis sativa. Ajo ka shpjeguar se ka komunikuar disa herë me bashkëshortin nëpërmjet aplikacioneve sociale me video ku ka parë se ka qenë i ulur në një lokal në lagjen ku banojnë, duke pritur për t’u takuar me shokët e tij dhe për herë të fundit ka komunikuar rreth orës 22:44 të datës 1 tetor të vitit 2019, i cili i ka thënë se “…jam t’u ikë për Fanë…”.

Gjatë fazës së hetimit është arritur të identifikohet lokali ku ka qëndruar viktima Eri Zefi pasditen e datës 1 tetor 2019, sipas fotos që i ka dërguar bashkëshortes së tij nga një lokal në Tiranë, i cili kishte kamera sigurie, ku pas marrjes dhe këqyrjes së këtyre pamjeve, ka rezultuar se viktima Eri Zefi shkoi i vetëm në lokal. Rreth orës 19:36 ulet në një nga tavolinat e verandës.

Nga pamjet filmike rezulton se viktima komunikon në telefon në sekuencat filmike 20:04 dhe 20:07, të cilat nga analiza e tabulateve telefonike të bëra rezulton se ka komunikuar pikërisht me numrin celular në përdorim nga Mikel (Gjovalin) Alia, i cili sipas dosjes hetimore, në këtë kohë lokalizohet nga antena, konkretisht në zonën ku ndodhej lokali ku pinte kafe viktima. Pas telefonatës që i ka bërë Mikel allias Gjovalin Alisë, viktima ka dalë nga lokali dhe është larguar në drejtim të zonës së Fanit në Mirditë.

Aty ku edhe dyshohet se ka ndodhur vrasja e Eri Zefit. Ky i fundit dy hohet të jetë qëlluar për vdekje si pasojë e gjakmarrjes, pasi vëllai i tij pak kohë më parë ka qëlluar për vdekje fqinjin e tij./Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular