BallinaAktualitetArdit Gjebrea bën njoftimin e rëndësishëm për “E Diela Shqiptare”: Më thanë...

Ardit Gjebrea bën njoftimin e rëndësishëm për “E Diela Shqiptare”: Më thanë mjekët…

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe pavarësisht gjendjes së tij ai arriti që këtë fundjavë ta prezantojë me sukses emisionin “E Diela Shqiptare” nga shtëpia.

Përmes një postimi në Instagram, Gjebrea ka treguar se mjekët i kanë thënë që të dielën e ardhshme duhet patjetër ta bëjë pushim, kështu ai ka njoftuar se këtë fundjavë programi do vazhdojë po njësoj por me disa ndryshime.

“Këtë të diel mjekët më thanë- PUSHIM! Por nuk do të ketë pushim! E Diela Shqiptare dhe skuadra fituese:  “Gjysma ime” & “Të panjohurit” – Enkel Demi, “Telebingoja Shqiptare”- Gentjan Zenelaj, “Ka një mesazh për ty”- Marsela Çibukaj”, shkruan Ardit Gjebrea.

Pra këtë të Diel rubrikat më të dashura nga publiku do prezantohen nga personazhe publike mjaft të njohur dhe interesantë. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular