BallinaKryesore“Kemi litarin në fyt”, Grida Duma takon përfaqësues të biznesit të vogël...

“Kemi litarin në fyt”, Grida Duma takon përfaqësues të biznesit të vogël në Kavajë: Frenojmë krizën ekonomike, më 25 prill fiton Shqipëria

Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës.

Duma shprehet se në Kavajë dëgjoi problematikat e tyre, në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro.

rejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës ku dëgjoi problematikat e tyre në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë zonjës Duma se problemet janë të shumta duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur.

“Kemi litarin në fyt”, – i thanë zonjës Duma përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe zoti Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë. Për këtë, tha zonja Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular