BallinaKronikeKush është bosi i drogës që dyshohet se vrau 33-vjeçarin shqiptar në...

Kush është bosi i drogës që dyshohet se vrau 33-vjeçarin shqiptar në Islandë

Autoritetet në Islandë kanë arrestuar 7 persona si të dyshuar për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Reykjavik.

Mediat e huaja raportojnë se një prej të arrestuarve është Anton Kristinn, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e drogës për vite me radhë.

Të arrestuarit e tjerë që janë të huaj kanë punuar për Anton Kristinn, i cili raportohet se ishte në një pozicion të vështirë në botën e krimit këto ditë, pasi akuzohej se kishte qenë informator policie për vite me radhë. Të huajt thuhet se janë sjellë në Islandë për të mbrojtur Antonin.

Beqiri është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

33-vjeçari nga Tepelena dyshohet se është i përfshirë në aktivitet kriminal dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh.

Kush është bosi i drogës që dyshohet se vrau

Kush është bosi i drogës që dyshohet se vrau

Kush është bosi i drogës që dyshohet se vrau

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular