BallinaAktualitetSkandal në Greqi/ I jepte alkool dhe drogë të miturve e më...

Skandal në Greqi/ I jepte alkool dhe drogë të miturve e më pas i përdhunonte, arrestohet ish-drejtori i Teatrit

Është arrestuar ish-drejtori i përgjithshëm artistik i Teatrit Kombëtar në Greqi, i akuzuar për abuzime seksuale.

Regjisori i famshëm grek, Dimitris Lignadis u vu nën hetim pas akuzave të shumta në emër të tij.

Një akuzë është ngritur nga një 25-vjeçar, i cili pretendon se është përdhunuar nga regjisori kur ishte 14-vjeç, në vitin 2010.

Ai akuzohet se i jepte të miturve alkool dhe drogë, në mënyrë që të abuzonte më pas me ta.

25-vjeçari ka rrëfyer se regjisori e kishte takuar në një par dhe pasi i fitoi besimin, e çoi më pas në shtëpinë e tij, në zonën Metaxourgio dhe e përdhunoi.

Po ashtu ai ka thënë se ka parë të tjerë të mitur që hynin e dilnin nga shtëpia e regjisorit dhe që gjithashtu mund të jenë përdhunuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular