Kur na ndajnë 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka renditur një tjetër dështim të Ramës.
Nën moton ‘100 dështimet e Edi Ramës në këto 8 vite’, Basha thotë se kryeministri ka premtuar heqjen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore. Por sipas kreut të PD-së, ky premtim nuk është mbajtur. Basha shkruan se Rama ka hequr TVSH-në për jahtet, e jo për produktet e shportës.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Rama ka premtuar heqjen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo! Pas tetë vitesh Rama ka hequr TVSH-në për jahtet, por jo për produktet e shportës.