HomeAktualitetEMRAT/ Zbulohet kush janë tre autorët që dështuan në atentatin ndaj 30-vjeçarit...

EMRAT/ Zbulohet kush janë tre autorët që dështuan në atentatin ndaj 30-vjeçarit në Shkodër

spot_img

Një atentat i dështuar ndodhi paraditen e sotme, në mes të qytetit të Shkodrës.

Panorama mëson se Policia ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar për atentatin ndaj 30 vjeçarit, Taulant Pepaj, të cilët janë Sehar Xhenje dhe vëllai i tij, si dhe shtetasi Esmeraldo Hato.

Mësohet se ky atentat i dështuar sot është pasojë e një konflikti që autorët e dyshuar kanë patur në burg me shtetasin Taulant Pepa.

Policia ka parë kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi atentati dhe ka mundur të identifikojë tre personat. Autorët e dyshuar kanë braktisur makinën e tyre tip ‘Audi’ në një rrugicë në fshatin Grudë, të njësisë Rrethina.

Sipas policisë në drejtim të Taulant Pepajt është qëlluar me dy lloje pistoletash, por fatmirësisht ai mundi të shpëtojë pa marrë asnjë plagë.

Ndërkohë Policia po vijon kërkimet për kapjen e tre autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular