Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin.
Sipas burimeve nga vendngjarja një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një Fuoristradë dhe për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur rënd
Të aksidentuarit janë transportuar për në spitalin e Elbasanit ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Policia Peqin/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip ‘Benz’, me drejtuese shtetasen K. R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tim ‘Honda’, me drejtues shtetasin I. Y., 45 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J. R., pasagjere në mjetin tip ‘Benz’, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.