hqipëria u trondit sot pasi një djalë i ri, vetëm 18 vjeç, humbi jetën nga koronavirusi.
I riu që shihni në foto është 18-vjeçari i cili humbi jetën nga covid 19.
Viktima, sipas Top Channel, quhet Qamil Seiti dhe ka humbur jetën në Spitalin Covid 2. Siç duket dhe nga fotot i riu ishte pasionant dhe punonte në kuzhinë.
Sipas informacioneve të para, 18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi, ndërsa prej ditësh ishte në intubim.
Rasti është tronditës, pasi 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas Top Channel, i infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.
… [Trackback]
[…] There you can find 1111 additional Info on that Topic: startnews.news/2021/02/22/dalin-fotot-kush-eshte-18-vjecari-qe-vdiq-nga-koronavirusi-nuk-kishte-asnje-semundje/ […]
Comments are closed.