Nëntoka e Bulqizës vijon të marrë jetë njerëzish. Një 49 vjeçar gjeti vdekjen këtë të mërkurë teksa punonte në një nga galeritë e Zonës D. Mësohet se Fiqiri Karaj ka qenë në frontin e punës kur është goditur nga një masiv gurësh.
Goditja ka qenë fatale për të duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, babait të dy fëmijëve.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor ndërsa pritet që nga Tirana të shkojnë specialistët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera), për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje